Presidenca i reagon deputetës së PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar një mori kritikash ndaj presidentes, Vjosa Osmani dhe bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu. Sipas tyre, familja presidenciale, Osmani-Sadriu i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 70 mijë euro në vit.
Deputetja e partisë më të madhe opozitare, Floretë Zejnullahu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se kjo familje po e trajton Kosovën si monarki dhe se të njëjtit marrin rreth 33 paga minimale për një muaj.
Lidhur me këtë ka reaguar, Bekim Kupina nga zyra e presidentës duke thënë se Vjosa Osmani e merr pagën e saj vjetore siç është paraparë me ligj.
“Nuk mjafton vetëm me u regjistru në listat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës sa për të figuru. Deklarimi publik i një deputeti ka peshë, ndaj fake diskutimet shpërfaqin nevojën për protagonizëm. Qëndrimi i deputetes së PDK-së përkoi me ditën kur Raporti rajonal i BIRN-it e nxjerr Zyrën e Presidentes Osmani, institucioni më transparent në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kupina
Ai tutje iu drejtua deputetës së PDK-së, Floretë Zejnullahu se përpara se të konstaton, të gjurmojë faktet, pastaj sipas tij po nxjerr konkluzione të qëndrueshme, jo sa për të thënë.
Kupina ka publikuar edhe një dokument ku thuhet se paga e presidentit paraprak ka qenë e njëjtë me atë të Presidentes Osmani!/21Media

Back to top button