Presidenca, Kuvendi e Qeveria ndriçohen me simbolin e Srebrenicës

Objekti i Presidencës, Kuvendit dhe ai i Qeverisë janë ndriçuar me simbolin e “Lules së Srebrenicës”, të martën.

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë janë kujtuar të gjithë viktimat që janë masakruar nga forcat serbe.

“Ndriçimi i objektit të Presidencës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kurse nga Zyra e Kryeministrit është thënë se po kujtohet një prej masakrave më makabre të ndodhura në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

“Në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës, përkujtojmë të gjithë burrat e djemtë boshnjakë, të masakruar pamëshirshëm nga forcat e Serbisë. Kujtojmë një prej masakrave më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore. I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button