Presidenca reagon ndaj deklaratës së Ganimete Musliut për presidenten: E neveritshme

(Lajm i përditësuar)
Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ka qujatur të neveritshme dhe të turpshme deklaratën e deputetes Ganimete Musliu e cila komentoi peshën e Osmanit.
“Ne mungese te ideve politike, ajo përdorë gjuhe denigruese dhe seksiste. Nëse PDK e grupi i saj parlamentar pretendojnë se janë reformuar duhet te distancohet nga kjo gjuhe. Përndryshe heshtja e tyre nënkupton miratim.”, shkroi Vela në Twitter
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu kritikoi presidenten për njënshmëri duke i thënë përçarëse, ndërkohë komentoi edhe pamjen e saj.
“Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por mëqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj: A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atê në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatiqore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtese deri në palcë! Me qe paske hyrë të kg. Po ta them troq: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg. Ti mund të jesh çkado përveç presidente.”, shkroi Musliu në “Facebook”.
Ndaj kësaj deklarate reaguan edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
13:52 – Peci-Musliut: Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka reaguar deputetes së PDK-së Ganimete Musliu e cila tha se presidentja Vjosa Osmani do të mbahet mend që hyri në presidencë me “100 kilogramë dhe do të dalë nga aty me 50-të”
Peci është shprehur se Musliu ka përdorë gjuhë bullizuese ndaj presidentes teksa i thotë asaj: “Ti vetë ke qenë viktimë e këtij diskursi, ndaj Gane e dashur, përmbahu, sepse i fyeri të fyen!”.
Peci ka thënë se partia e deputetes Musliu është “majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte”.
“Gane, kilogramë për kilogramë, ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte. Milionat që keni ba ju nuk peshojnë me kg, por me okë. Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë. Keni hy të lodhtë e keni dalë të fuqishëm në mënyrë të frikshme. Kur keni hy as biçikleta nuk keni pasë, sot voziteni me marka veturash nga trendet që shihen në TV. Ky diskursi yt është diskurs i partisë, në fakt. Prej shprehjes “ma hangsh…”, e deri te fymjet të natyrave të tjera, janë bërë pjesë e “gjuhës parlamentare”, nga ti dhe bashkëpartiakët. Bullizmi që ti e përdorë në raport me Presidenten e vendit është veç shpërfaqje e Ganes së vërtetë. Ti je kjo realja konform gjuhës që e përdorë. Ti vetë ke qenë viktimë e këtij diskursi, ndaj Gane e dashur, përmbahu, sepse i fyeri të fyen! Për fund, po ta sjell në vëmendjen tuaj një thënie të mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares Albright: Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë“, ka reaguar ai përmes një postimi në “Facebook”.
13:18 – Haxhiu reagon ndaj deklaratës së Musliut për presidenten: Skandaloze, mendim dhunues
Ministrja e Drejtësisë , Albulena Haxhiu i reagoi deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu e cila përmes një postimi komentoi peshën trupore të Presidentes Vjosa Osmani.
Haxhiu tha se gjuha e sotme e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu ndaj Presidentes Osmani është manifestim i urrejtjes që shndërrohet në gjuhë seksiste nga dikush që sipas saj në rrethana normale do të duhej ta luftonte atë.
“Kjo gjuhë është manifestim i mendimit, ndërkohë që pas saj ngelet vetëm veprimi. Gjuha e sotme e Ganimete Musliut, që nuk është e para herë, është skandaloze, e papranueshme dhe nga e cila do të duhej të distancoheshin të gjithë duke nisur nga partia e saj. Aq më e rëndë kur kjo bëhet nga dikush që mbahet për përfaqësues dhe ka përgjegjësi publike. Kjo nuk është thjesht gjuhë, kjo është dhunë dhe si e tillë duhet të cilësohet. Ky lloj mendimi nuk është mendim i lirë, por mendim dhunues.”, shkroi ajo në “Facebook”.
12: 00 – Musliu – Osmanit: Hyre në Presidencë më 100 kg do të dalësh nga aty me 50
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë adresimit të saj vjetor në Kuvend e Kosovës foli edhe për kritikat që i ka marrë për pamjen e saj të jashtme.
“Nuk zbrapsem as atëherë kur tentojnë të më ngjyrosin me epitetet të çdollojshme që sulmojnë pamjen time apo integritetin tim”, tha Osmani.
E ndaj këtyre deklaratave reagoi deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët PDK-së, Ganimete Musliu.
Ajo kritikoi presidenten për njënshmëri duke i thënë përçarëse, ndërkohë komentoi edhe pamjen e saj.
“Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por mëqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj:A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atê në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatiqore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtese deri në palcë! Me qe paske hyrë të kg. Po ta them troq: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg. Ti mund të jesh çkado përveç presidente.”, shkroi Musliu në “Facebook”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?