President nga familja Jashari? Konjufca: Këto janë koordinatat në të cilat po veprojmë

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca i pyetur nëse di të jetë ndonjë emër i familjes Jashari për president tha se “këto janë koordinatat në të cilat po veprojnë”

Në një prononcim për gazetarët pas takimit me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali, Konjufca tha se anëtarë të familjes Jashari janë emrat e vetëm që kanë shkaktuar “pritje pozitive”.

“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai.

Derisa nuk pranoi të përgjigjet kur u pyet nëse ka pasur vullnet nga familja Jashari për këtë.

“Nuk mund të flas për këtë gjë”, tha Konjufca./21Media

Back to top button