Presidenti gjerman i kërkon Xi që të “përdorë ndikimin e tij” mbi Putinin

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i kërkoi presidentit kinez, Xi Jinping në një telefonatë të martën që të përdorë ndikimin e tij mbi presidentin rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë gjermane.
Steinmeier nënvizoi “interesin e përbashkët të Kinës dhe Evropës për t’i dhënë fund luftës”, me parakusht që trupat ruse të tërhiqen. Steinmeier “i kërkoi Xi-t të përdorte ndikimin e tij në Rusi dhe të ndikojë Putinin në këtë kuptim,” sipas njoftimit për shtyp.
Steinmeier falënderoi gjithashtu presidentin Xi “për refuzimin e qartë të kërcënimeve bërthamore nga Rusia”.
Gjatë bisedës një orëshe, presidenti gjerman përsëriti vendosmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës. Ai tha se Evropa nuk do të tërhiqet nga kërcënimet ruse dhe se kishte marrë masa paraprake kundër krizës energjetike.
“Mbrojtshmëria e Ukrainës dhe kohezioni i Evropës ishin forcuar nga agresioni rus”, shtoi Steinmeier, duke i thënë presidentit kinez se “Putini kishte bërë një llogaritje të gabuar rrënjësore”./21Media

Back to top button