Një 18-vjeçar nga Kosova humbi jetën në një aksident në Itali

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Torino, në Caselle Torinese.
Mediat italiane, kanë bërë të ditur se viktima ishte 18 -vjeçari me inicialet B.H, i cili u aksidentua me një veturë të tipit “Ford KA”, i cili ishte pronë e babait të tij.
Ai kishte goditur me veturë murin e një fabrike, duke bërë kështu që vetura të shpërthente në flakë,
I riu nuk posedonte patentë-shofer.
Së bashku me të në momentin e aksidentit ishin edhe tre djem të tjerë nga mosha 16 deri në 18-vjeçare. Ata arritën që të dalin nga vetura, derisa 18-vjeçar kosovar mbeti i djegur në veturë./21Media

Back to top button