Steinmeier: Askush s’mund të premtojë që Maqedonia do të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030

(Lajm i përditësuar)
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në Shkup tha se askush nuk mund të sigurojë që Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri në fund të vitit 2030, përcjell TV21.
Steinmeier theksoi që me rëndësi është që kjo vendoset si qëllim.
“A do të jetë viti 2030, duhet ta kuptoni se askush për momentin nuk mund ta thotë, as politikan nga Maqedonia e Veriut as nga Gjermania dhe as nga BE, askush nuk mund të premtojë, por duhet ta keni qëllim këtë”, tha mes tjerash Steinmeier./TV21
14:06 – Presidenti gjerman viziton Shkupin 
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbërritur sot në Shkup, ku në aeroport është pritur nga zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Steinmeier është në vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, katër muaj pas fillimit të negociatave të anëtarësimit, dhe kjo interpretohet si një sinjal i qartë nga Gjermania për integrimin e rajonit në BE dhe vazhdimin e mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.
Në kuadër të vizitës, Steinmeier do të takohet me presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe do të ketë një fjalim para Kuvendit.
Pas një vizite zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut, Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë.

Back to top button