Kaloni te përmbajtja kryesore

Presidenti i Argjentinës: Faleminderit lojtarëve

Pasi Argjentina u shpall kampione e botës në futboll, njëri ndër të parët që ka reaguar është presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez.
Në postimin e tij në Twitter, ai ka falënderuar lojtarët dhe ka thënë se ata janë shembull të mosdorëzimit në asnjë rrethanë.
“Faleminderit për lojtarët dhe stafin stërvitor. Ata janë shembulli që ne nuk duhet të dorëzohemi. Që ne kemi një popull të madh dhe një të ardhme të madhe.”, ka shkruar ai.
Argjentina e mposhti Francën në finale pas ekzekutimit të penalltive.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button