Presidenti i Gjermanisë nuk ishte i mirëpritur në Kiev

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha të martën se ishte gati të udhëtonte në Kiev me kolegë nga Polonia dhe shtetet baltike, por iu tha se prania e tij në Ukrainë do të ishte e padëshirueshme.
Plani, tha Steinmeier gjatë një udhëtimi në Varshavë, ishte të ndërmerrej një udhëtim në Kiev për të dërguar një sinjal të fortë të solidaritetit të përbashkët evropian me Ukrainën, përcjell rtv21.tv
“Unë isha gati ta bëja këtë, por me sa duket  dhe duhet ta mbaj parasysh këtë kjo nuk ishte e kërkuar në Kiev”, tha presidenti.
Gazeta gjermane Bild citoi burime ukrainase duke thënë se Steinmeier-it iu refuzua pranimi në Kiev për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë në vitet e fundit.
Sipas Bild, Zyra e Presidentit gjerman ka marrë një sinjal të qartë nga Kievi se ai nuk është ende i mirëpritur atje, por një takim të ardhshëm mund të ketë, raporton BBC
Javën e kaluar, Steinmeier pranoi se kishte qenë një gabim që të qëndronte për një kohë të gjatë me tubacionin e gazit Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Gjermanisë. Berlini e anuloi projektin pak para pushtimit rus të Ukrainës./21Media

Back to top button