Erik ten Hag do të jetë trajneri i ri i Manchester United

Siç raportohet nga gazetari i njohur i “The Athletic” David Ornstein, Manchester United ka arritur marrëveshje në parim me Erik ten Hag, që ky i fundit të marrë drejtimin e skuadrës.
Raportohet se kjo marrëveshje momentalisht është vetëm formale, ndërsa pritet që Ten Hag të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me gjigantin anglez.
Në anën tjetër, skuadra holandeze Ajax është e vetëdijshme për situatën, por mbetet që të arrihet marrëveshja me United.
“Djajtë e Kuq” duhet të finalizojnë disa detaje dhe dokumentacione, ndërsa nuk do të ketë publikim zyrtarë të nënshkrimit të kontratës deri në ndeshjen ku Ajax-i përballet me PSV në finalen e Kupës së Holandës më 17 prill.
Ten Hag ka qenë trajneri i Ajax-it që nga dhjetori i vitit 2017, ku ai iu bashkua gjigantit holandez nga skuadra e dytë e Bayern Munich-ut, tek e cila kishte punuar së bashku me trajnerin aktual të Manchester City-t, Pep Guardiola.

Back to top button