Presidenti i Gjermanisë të enjten në Tiranë
Është publikuar agjenda e vizitës së presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në Tiranë në datat 1 dhe 2 dhjetor.
Në një intervistë për DW presidenti Frank-Walter Steinmeier tha se udhëtimi i tij synon të sinjalizojë se Ballkani Perëndimor nuk është aspak i lënë në harresë.
“Udhëtimi në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri shërben gjithashtu për të dërguar mesazhin për të gjithë rajonin: Nëse do të bëjnë progresin përkatës në vendet e tyre, atëherë edhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të bëhet më e menaxhueshme” tha ai.
E enjte, 1 dhjetor
Mbërritja në mëngjes në Tirane, Shqiperi
Ora 10.00, Pritja nga Presidenti Bajram Begaj me nderime ushtarake.
Takim kokë më kokë
Ora 11.00 Konferencë për shtyp me Presidentin e Republikës së Shqipërisë
Ora 11.30, Presidenti gjerman mban fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë
Ora 12.15, Varrezat e Dëshmorëve të Kombit,
Ceremonia e vendosjes së kurorave pranë Monumentit të Nënës Shqipëri.
Ora 12.45, Drekë e shtruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Ora 14.30, Takim me kryeministrin Edi Rama
Ora 15.15, Në gjimnazin “Sami Frashëri”. Bisedë me nxënës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor
Ora 16.30, Vizitë tek muzeu “Shtëpia e Gjetheve”
Ora 20.00 Pritje e organizuar nga Ambasadori Gjerman
E premte, 2 dhjetor
Ora 9.45, “Lufthansa Industry Solutions” Takim me përfaqësues gjermanë të bashkëpunimit të biznesit dhe zhvillimit për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar dhe për trajnimin profesional
Ora 12.30, Drekë në Nerat organizuar nga kryebashkiaku Ervin Demo
Ora 14.15, Vizitë në Xhamia Mbret dhe Teqenë Halveti
Ora 14.45 Vizitë në Kalanë e Beratit
Në mbrëmje largimi nga Shqipëria drejt Berlinit.