Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet me SHBA’në “brenda kornizës së ligjeve ndërkombëtare”

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë bisedimet me SHBA-në brenda kornizës së së drejtës ndërkombëtare dhe me qëllimin për të siguruar të drejtat e popullit iranian, gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, raporton NBC News.

“Republika Islamike e Iranit është e gatshme të vazhdojë bisedimet vetëm brenda kornizës së ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare dhe me qëllimin e mbrojtjes së të drejtave të popullit iranian,” tha Pezeshkian.

“Dhe Europa mund të luajë një rol konstruktiv në inkurajimin e Shteteve të Bashkuara që të respektojnë këto korniza.”

Pezeshkian gjithashtu tha se kërcënimi për veprime ushtarake nga SHBA-ja është i paefektshëm dhe se Irani preferon diplomacinë, duke shtuar se kërcënimi i Donald Trump për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit “do të ketë pasoja të gjera për tregtinë globale”.

Macron përsëriti se Libani duhet të përfshihet në një marrëveshje armëpushimi.

Back to top button