Presidenti i Izraelit merr dozën e tretë të vaksines

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog dhe gruaja e tij Michal, kanë marrë dozën e tretë të vaksines”Pfizer”.
Një ditë më parë, Kryeministri Naftali Bennett, bëri të ditur se në Izrael do fillojë vaksinimi i i personave mbi moshën 60 vjeç, e ndër të parët që do marrin këtë vaksinë do të jetë Presidenti i vendit.
Bennett tha gjithashtu se doza e tretë e vaksines do të jetë si masë parandaluese ndaj përhapjes së varianit “Delta” apo edhe rritjes së rasteve pozitive me Covid-19.
Tutje, Kryeminstrit bëri apel që të vaksinohen të gjithë mbi 60 vjeç, në mënyrë që të jenë të sigurt.
Ndërkohë, Presidenti i vendit, falënderoi Kryeminstrin dhe Qeverinë për angazhimin e tyre duke e quajtur këtë si veprim të duhur dhe të guximshëm.
“Hapi që morëm sot, është një hap me rëndësi për solidaritetin social në Izrael”, tha Herzog.
Për momentin, numri i rasteve pozitive në Izrael është 167, 33 prej tyre në gjendje të rëndë./21Media

 

Back to top button