Kryqi i Kuq: Situata humanitare në Gaza është një “dështim katastrofal”

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë thirrje për një de-përshkallëzimin e menjëhershëm të armiqësive në Gaza dhe dërgimin e ndihmave humanitare.

“Është e papranueshme që civilët të mos kenë vend të sigurt për të shkuar në Gaza në mes të bombardimeve masive dhe me një rrethim ushtarak në vend nuk ka gjithashtu një përgjigje adekuate humanitare aktualisht. Ky është një dështim katastrofik që bota nuk duhet ta tolerojë”, Presidentja Mirjana Spoljaric tha në një deklaratë të shtunën.

Spoljaric shtoi se “imperativi i menjëhershëm duhet të jetë shpëtimi i jetëve” duke siguruar që shërbimet e kujdesit shëndetësor, uji dhe energjia elektrike të rikthehen në Gaza.

“Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, palët janë të detyruara të kursejnë civilët nga efektet e operacioneve ushtarake në çdo kohë, të bëjnë dallimin midis civilëve dhe objektivave ushtarakë dhe të mos përdorin kurrë mburoja njerëzore për të parandaluar sulmet e objektivave ushtarake,” tha Spoljaric.

KNKK bëri thirrje gjithashtu për “lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve” dhe përsëriti ofertën e mëparshme të organizatës për të lehtësuar çdo operacion të ardhshëm të lirimit të pengjeve./21Media

Back to top button