Një rojtar vdiq në vend të punës

Një rojtar në Malishevë raportohet se është gjetur i alivanosur në vend të punës të shtunën. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes dolën njësitet policore dhe ekipet mjekësore dhe e konstatuan vdekjen e viktimës.

Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes” dhe trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Është raportuar se një punëtor-roje është gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i Emergjencës nga QKMF Malishevë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button