Presidenti i La Ligas reagon për transferimin e dështuar të Mbappes te Reali

Ende pa u konfirmuar nga vetë lojtari, media të shumta po raportojnë se Kylian Mbappe ka zgjedhur të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain.
Pavarësisht interesimit të fortë nga Real Madridi, Mbappe ka zgjedhur PSG-në, tek e cila sipas spekulimeve ai do të përfitojë shuma astronomike.
Rreth kësaj çështje tani ka reaguar presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i cili mënyrën se si PSG e ka bindur Mbappen për të qëndruar në klub e ka cilësuar si ofendim të rëndë drejt futbollit.
“Ajo çfarë PSG është duke bërë me rinovimin e kontratës së Mbappes, duke i dhuruar shumë astronomike pasi që kishte publikuar humbje prej 700 milionë eurosh në sezonet e fundit, dhe me një faturë prej 600 milionë eurosh paga, është një ofendim i rëndë për futbollin”, ka deklaruar Tebas.
“Ata janë aq të rrezikshëm sa është edhe vetë Super Liga”, ka shtuar presidenti i La Ligas.
Siç është bërë e ditur nga shumë media, Mbappe ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me PSG, ku spekulohet se do të përfitojë 100 milionë euro vetëm nga nënshkrimi i kontratës.

Back to top button