Presidenti i La Ligas tregon mënyrën se si Messi mund të kthehet te Barcelona

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka folur për rikthimin e mundshëm të Lionel Messit te Barcelona.

Sulmuesi argjentinas po lidhet vazhdimisht me një rikthim në “Camp Nou” pasi ai nuk po kalon në momentet më të mira të tij në Paris-Saint-Germain, por situata financiare e klubit katalanas nuk është stabile dhe kjo po paraqet pengesën kryesore për realizimin e një operacioni të tillë.

I pari i La Ligas ka thënë se Barcelona duhet të bëjë shiumë përmirësime në aspektin financiar në mënyrë që ta bëjë të mundur rikthimin e Messit.

“Barcelona duhet të marrë shumë masa financiare dhe të ulë nivelin e pagave për të mundësuar regjistrimin e Messit. Ne ende presim një plan fizibiliteti prej tyre. Tani për tani, nuk e shoh kthimin e Messit si të realizueshëm për Barçën. Por ka shumë kohë dhe Barcelona ende mund të bëjë lëvizje për ta marrë Leon. Ata duhet të bëjnë shumë përpjekje për ta rikthyer atë. Shpresoj dhe uroj që Barcelona ta bëjë këtë, unë jam një tifoz i Leo Messit, ai është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Tebas.

Back to top button