Presidenti i Letonisë, Egils Levits qëndron sot në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani- Sadriu, sot do të presë për vizitë zyrtare homologun e saj letonez, Egils Levits.
Sipas agjendës, në ora 10:00, presidentja Osmani do ta presë presidentin Levits me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani – Sadriu zhvillon takim me homologun letonez si dhe pas takimit do të mbajnë një konferencë për media.
Presidenti i Letonisë, Egils Levits, në 12:00 do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca./21Media

Back to top button