Presidenti i OKB-së u kërkon kombeve t’i japin paqes një shans

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është mbledhur ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon. Në fjalën e tij të hapjes, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid i Maldiveve, përsëriti thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm.
Ai u bëri thirrje palëve që të përdorin mundësinë e “rrallë” të dialogut për të “de-përshkallëzuar në mënyrë kuptimplotë dhe të shpejtë” situatën, përcjellë rtv21.tv
Shahid u kërkoi të gjitha kombeve që të demonstrojnë guxim moral dhe të përdorin debatin gjatë ditëve të ardhshme jo për të nxitur retorikën e luftës, por për t’i dhënë paqes një shans.
Ai u kujtoi gjithashtu 193 anëtarëve të OKB-së se në vitin 1946 Lidhja e Kombeve u shpërbë për shkak të dështimit të saj për të siguruar një mekanizëm për zbatimin e sigurisë kolektive ndërkombëtare.
Ai tha se OKB-ja u themelua për të marrë masa efektive kolektive për parandalimin dhe heqjen e kërcënimeve ndaj paqes./21Media

Back to top button