Presidenti i Sri Lankës zbarkon në Singapor
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka mbërritur në Singapor nga Maldivet, ku kishte ikur pas protestave masive për sundimin e tij.
Qeveria e Singaporit tha se atij i ishte “lejuar hyrja për një vizitë private”. Nuk është e qartë nëse zoti Rajapaksa do të qëndrojë apo do të shkojë në një destinacion tjetër.
Ai u zotua të jepte dorëheqjen deri të mërkurën mes zemërimit publik për krizën ekonomike të ishullit, por nuk ka arritur ta bëjë këtë ende.
Kostoja e ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë janë rritur për Sri Lankasit.
Presidenti iku në Maldive të martën mbrëma me një avion ushtarak dhe ka pasur shumë spekulime për planet e tij.
“Ai nuk ka kërkuar azil dhe as nuk i është dhënë asnjë azil. Singapori në përgjithësi nuk pranon kërkesat për azil,” tha ministria e jashtme e Singaporit, duke konfirmuar se ai kishte zbritur./21Media