Kaloni te përmbajtja kryesore

Dua Lipa në fushatë për prezantimin e koleksionit të ri të Puma-s

Dua Lipa nuk pushon nga angazhimet e saj. Përveç koncerteve si pjesë e turneut Future Nostalgia, ajo u angazhuar edhe në modë.
E freskët nga turneu muzikor botëror, Dua Lipa javën e kaluar prezantoi veshje për shtëpinë e modës Balenciaga. Ajo ishte në mesin e disa personaliteteve që prezantuan veshje për këtë shtëpi mode, përfshirë këtu Nikoll Kidmen e Kim Kardashian.
Tani, ky yll bote u angazhua në fushatën e prezantimit të koleksionit të ri të Puma-s. ku shihet me flokë ngjyrë rozë.
Me këtë rast, stilisti i saj, Chris Appleton, i cili ka ndarë disa fotografi të bëra në prapaskenë u shpreh se ngjyra rozë i tërheqë meshkujt, se ajo i nxitë ata që t’ia bëjnë vajzave me sy.
E veshur sipas trendit të tanishëm të quajtur Barbiecore, Dua duket mahnitëse.
Ky stil hyri në trend që prej se u prezantua projekti për realizimin e filmit të Greta Gervig “Barbie”, ku Margot Robi luan rolin kryesor.
Pra, Barbie është muza për stilin Barbiecore të vitit 2022. E stili Barbie ka të bëjë me të dukurit bukur me veshje ngjyrë rozë.
Sa i përket flokëve të Lipës në fushatën për Puma, kjo nuk është hera e parë që ajo eksperimenton me ngjyra. Në prill të vitit 2020, i dashuri i atëhershëm i saj, Anwar Hadid, flokët ia ka ngjyrosur nga ngyra e bardhë në rozë. Dhe prej atëherë shumë gra e vajza i ngjyrosin flokët me nuanca të ndryshme luleshtrydheje./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=00E8MzewNKw

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button