Presidenti i Ukrainës kërkoi ndihmë nga kryeministri i Izraelit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i kërkoi kryeministrit izraelit Naftali Bennett që të ndihmojë në ndërmjetësimin e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, tha ambasadori i Ukrainës në Izrael për CNN.
“Presidenti ynë beson se Izraeli është i vetmi shtet demokratik që ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën, dhe që mund të përdoret për të lehtësuar ato negociata,” tha Yevgen Korniychuk.
Tutje ai tha se Jeruzalemi është më i preferueshëm se Minsku ku u zhvilluan bisedimet e mëparshme, sepse Bjellorusia është një aleate e ngushtë e Rusisë dhe Ukraina nuk beson në legjitimitetin e udhëheqësit aktual të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.
“Ne patjetër duhet të ndryshojmë vendin dhe besojmë se Jerusalemi mund të jetë një vend i mirë për këtë”, tha Korniychuk, përcjellë rtv21.tv
Sa i përket përgjigjes izraelite ndaj kërkesës, Korniychuk tha se ata “as nuk pajtohen dhe as e mohojnë atë, ata po e konsiderojnë atë dhe kjo është një shenjë pozitive”.
Një zëdhënës i Bennett nuk komentoi përtej leximit zyrtar të lëshuar në lidhje me thirrjen, e cila nuk përmendi kërkesën për ndërmjetësim./21Media

Back to top button