Presidenti i Ukrainës: Ne nuk i detyrohemi askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua kombit të martën herët duke thënë se veprimet e Rusisë shkelin “integritetin dhe sovranitetin kombëtar” të vendit dhe kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës “do të mbeten të tillë”.
“Ne jemi në tokën tonë. Ne nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush. Ne nuk i detyrohemi askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt. Dhe ne jemi të sigurt për këtë”, tha Zelensky në fjalimin e tij, transmeton rtv21.tv.
Fjalimi i tij vjen pasi Putin i njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck, si entitete të pavarura./21Media

Back to top button