Presidenti kërkon ndalimin e detyrave të shtëpisë

Presidenti irlandez, Michael D Higgins, ka bërë thirrje që detyrat e shtëpisë të ndalohen në Irlandë.
Higgins këtë thirrje e argumenton se kjo do t’u jepte kohë të rinjve që të angazhohen në aktivitete kreative jashtë orarit të shkollës, shkruan Irishmirror
Ish-ministri i Arteve beson se aktivitetet e shkollës duhet të mbyllen në portën e shkollës.
“Unë mendoj se koha në shtëpi dhe koha në shkollë është një përvojë edukative dhe duhet të përfundojë në shkollë dhe njerëzit duhet të jenë në gjendje të shfrytëzojnë kohën e tyre për gjëra të tjera krijuese”, tha Higgins.
Presidenti Higgins inkurajoi gjithashtu fëmijët e Irlandës që të flisnin gjuhën irlandeze.
Ndërsa roli i presidentit në Irlandë është kryesisht një rol ceremonial, ai ka njëfarë ndikimi mbi mënyrën se si funksionon qeveria./21Media

Back to top button