Yjet nderojnë këngëtaren e ndjerë, Lisa Marie Presley

Një shërbim përkujtimor publik është mbajtur për Lisa Marie Presley pas vdekjes së saj në moshën 54-vjeçare.
Fytyra të famshme, përfshirë Dukeshën e Jorkut, morën pjesë në shërbimin, i cili u zhvillua në rezidencën e babait të saj Graceland në Memphis, Tennessee të dielën.
Këngëtarja amerikane, e cila ishte fëmija i vetëm i Elvis Presleyt, vdiq më 12 janar, disa orë pasi u dërgua në spital.
Lisa Marie është varrosur në Graceland pranë djalit të saj Benjamin Keough, i cili vdiq në vitin 2020.
Turmat e personave që kishin ardhur për ngushëllime u fotografuan duke mbajtur fotografitë e Lisa Marie pasi anëtarët e publikut u ftuan të merrnin pjesë në shërbim.
Nëna e saj, Priscilla Presley, falënderoi të gjithë që erdhën për të nderuar vajzën e saj ndërsa ajo qëndronte në skenë.
Ajo lexoi gjithashtu një poezi të shkruar nga mbesa e saj Harper – një nga tre vajzat e Lisa Marie – e cila thoshte: “Mamaja ishte ikona ime, modeli im, superheroi im dhe shumë më tepër”.
Elvisi dhe anëtarët e tjerë të familjes Presley janë varrosur gjithashtu në Graceland./21Media

Back to top button