Presidenti kroat “Ballkanin e Hapur” e konsideron të pakuptimtë pa Kosovën

Presidenti kroat Zoran Milanoviq tha se Ballkani i Hapur do të kishte kuptim vetëm nëse Kosova trajtohet si shtet i barabartë.
“Nëse ka qëllime të mira, me kushte që të gjitha shtete të trajtohen barabartë dhe nëse është e kundërta duhet të pyetet për arsyet. Duhet t’i kemi të qarta motivet, kufijtë e hapur janë iniciativa të mira. Nëse Kosovën nuk e trajton barabartë, kjo iniciativë nuk ka kuptim”, tha ai.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai u takua me presidenten Vjosa Osmanin kurse gjatë ditës do takohet edhe me kryeminstrin, Albin Kurtin si dhe  kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcën./21Media 
 

Back to top button