Presidenti kujton sakrificën e Adem Jasharit

Thaçi në homazhe në Prekaz dhe Prishtinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot në 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka kujtuar komandantin legjendar, Adem Jasharin.

Përmes një shkrimi në facebook, Thaçi ka shprehur nderime për të gjithë dëshmorët e kombit.

“Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit tim të orëve të para të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën sublime”, ka shkruar Thaçi ndër të tjera.

Presidenti Hashim Thaçi sot ka bërë homazhe te varret e familjes Jashari në Prekaz, ndërsa tani po bën homazhe te varri i simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçi.

Kosova është shpallur shtet i pavarur më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë një seance solemne, ku deklaratën e pavarësisë e ka lexuar ish-kryeministri, Hashim Thaçi. Deklarata e Pavarësisë është miratua nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, ku kanë munguar vetëm deputetët e komunitet serb./21Media

Back to top button