Presidenti Meta takohet me Konjufcën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Gjatë takimit, u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.
Kreu i Kuvendit falënderoi presidentin Meta për kontributin e madh të shtetit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe përkrahjen e vazhdueshme në proceset e saj të shtendërtimit.
Me këtë rast, Konjufca përsëriti qëndrimin se shteti i Kosovës është i hapur për bashkëpunim rajonal, por vetëm mbi bazën e barazisë, reciprocitetit dhe përfshirjes së BE-së.
“Për Republikën e Kosovës janë të papranueshme iniciativat e Serbisë, sikur i ashtuquajturi “Ballkani i Hapur”, që synojnë të anashkalojnë Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. E ardhmja e shtetit tonë dhe e rajonit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO, theksoi kryetari i Kuvendit”, tha Konjufca.
Presidenti Meta konfirmoi zotimin se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të Kosovës.
Meta mëngjesin e të enjtes takoi edhe kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Ndërkohë do të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi./21Media

Back to top button