”Presidenti po bën shkelje ligjore”

Sipas Dedës përfshirja e Thaçit  në fushatë nuk do ta mundësojë  fitoren e PDK -AAK –Nisma-s

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-AKR dhe Alternativa, Lumir Abdixhiku sot doli në një konferencë për media bashkë me kandidatin tjetër nga Alternativa, Ilir Deda.

Abdixhiku ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me aktivitetet e presidentit, Hashim Thaçi, i cili sipas tij me shtruarjen e darkave në vende të ndryshme përbën shkelje ligjore pasi që është përfshirje në fushatë.

Edhe Deda tha se përfshirja e presidentit në fushatë është shkelje kushtetuese  e që sipas tij po mban anë. “Edhe involvimi i tij nuk do ta mundësojë  fitoren e PDK -AAK –Nisma”, tha Deda.

Deda dhe Abdixhiku këtë dukuri e kanë konsideruar panik tek koalicioni tjetër./21Media

Back to top button