Pishtar Lutfiu i dorëzoi detyrën ministres së re

Renata Deskoska pranoi detyrën nga ministri i deritanishëm i Arsimit dhe Shkencës

Sot u mbajtë ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës nga ministri i deritanishëm i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu tek ministrja e sapoemëruar, Renata Deskoska.

Ministrja e re edhe njëherë siguroi se testimi ekstern do të shkëputet plotësisht, ndërsa theksoi se edhe nëse nuk e voton kuvendi, ministria e saj do të gjejë mënyra tjera për të shkëputur testimin.

Ajo gjithashtu premtoi se do të ketë rritje të rrogave për të punësuarit në arsimit. Siç tha, kjo është e paraparë në kuadër  të rritjes së rrogës minimale dhe mesatare, raporton TV21./21Media

Back to top button