Presidenti polak: Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendos për të ardhmen e saj

Presidenti polak, Andrzej Duda në fjalimin drejtuar parlamentit ukrainas ka thënë se vetëm Ukraina ka të drejtë të vendos për të ardhmen e saj.
Duda tha se ”zërat shqetësues” po sugjeronin se Ukraina duhet t’i dorëzohej presidentit rus Putin.
Ai u tha ligjvënësve se ato zëra nuk duhet të merren parasysh sepse dhënia e qoftë edhe një centimetër territori ukrainas do të ishte një goditje për të gjithë Perëndimin.
Duda gjithashtu thuhet se theksoi se Polonia mbështeti Ukrainën në përpjekjen e saj për të fituar anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, një çështje për të cilën vendet e BE-së nuk kanë arritur një konsensus.
Ai ishte lideri i parë i huaj që mbajti një fjalim personalisht në parlamentin ukrainas që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt./21Media

Back to top button