Bregdeti i Shëngjinit mbulohet nga pluhuri i verdhë

Bregdeti i Shëngjinit është mbuluar nga pluhuri i verdhë dhe kjo ndotje e krijuar i ka shqetësuar pushuesit të cilët kanë pushtuar këtë vijë bregdetare këtë të dielë.
Në lidhje me rastin institucionet janë vënë në lëvizje.
IKMT dhe Agjensia e Mjedisit janë duke verifikuar situatën në terren si dhe janë marrë analizat e ujit për të përcaktuar shkaqet e ndotjes, shkruan ora news
Gjergj Elezi: Sapo kemi marrë informacionin që bregdeti i Shëngjinit është ndotur me një material me lëndë ngjyrë të verdhë kemi njoftuar institucionet. Agjencia Rajonale e Mjedisit ka ardhur për të marrë kampionin për të përcaktuar çfarë lënde mund të jetë hedhur në det. Dyshimet tona janë që materiali i shkarkuar në det është hedhur nga anijet. Është ndotje e madhe, ka kapur pothuajse gjithë bregdetin e Shëngjinit./21Media

Back to top button