Presidenti i PPE në hapje të fushatës së LDK-së dhe koalicionit

Presidenti Daul do të mbajë një fjalim

Presidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul, në Parlamentin Evropian, vjen të enjten në Kosovë, për të marrë pjesë në hapje të fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës Kosova e Re (AKR), Alternativës dhe Lëvizjes për Drejtësi. Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga LDK.

“Presidenti i PPE, anëtare e të cilës është edhe LDK-ja, do të vjen në Prishtinë për të sjellë përkrahjen e Partive Popullore Evropiane, për koalicionin e djathtë, të cilit i prin LDK-ja dhe kandidati i saj për kryeministër, Avdullah Hoti.” thueht në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se me rastin e hapjes së fushatës, Presidenti Daul do të mbajë një fjalim, para kandidatëve të koalicionit për deputetë dhe para simpatizantëve.

Gjithashtu, LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi, bëjnë të ditur se, tubimi qendror mbahet të enjten, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë në ora 17:00.

“Në këtë tubim do të prezantohen kandidatët për deputetë të koalicionit të djathtë, si dhe do të mbahen fjalime nga krerët e partive në koalicion dhe kandidati për kryeministër, Dr. Avdullah Hoti”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button