Certifikohet lista përfundimtare e votuesve

KQZ mban sot mbledhjen e radhës ku do të shqyrtohet dhe miratimohet dokumenti përmbledhës për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës ku do të shqyrtohet dhe miratimohet dokumenti përmbledhës për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi të KQZ-së, fillimisht pritet të flas Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së, pastaj do të flitet për aktivitetet e sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, ku pritet të ketë një rekomandim për akreditimin e vëzhguesve – Grupi i Dytë.

“Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për ndryshimin e Lokacioneve për Qendrat e Votimit për Zgjedhjet e 11 qershorit 2017, shqyrtimi dhe miratimi i përbërjes së Këshillave të Vendvotimit, sipas komunave, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./

Back to top button