Presidenti Saraçini uron për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka uruar sportistët pasi u vendos që në Prishtinë në vitin 2030 të organizohen Lojërat Mesdhetare.

“Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Kosova në përgjithësi, do të jenë nikoqirë të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030. Kjo u vendos në mbledhjen e Asamblesë së Lojërave Mesdhetare që po mbahet në Kretë, Greqi. Urime Kosovë, Urime familja e sportit!”, ka shkruar Eugen Saraçini.

Vendimi u mor të premten në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, në Heraklion të Greqisë.

Pjesë e punimeve të Asamblesë së ICMG-së ishte edhe Saraçini. Ai është nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës. /21Media

 

Back to top button