ATK inkason mbi gjysmë miliardi euro të hyra tatimore për tetë muaj

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se në periudhën janar-gusht të këtij viti, ka inkasuar 579.2 milionë euro, e që në krahasim mes periudhave të njëjta 2022-2023 ka rritje për 92 milionë euro.

Sipas ATK-së, këto rezultate pozitive tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm të punës së këtij institucioni kyç për të hyrat shtetërore.

“Përmes kësaj mbledhjeje të të hyrave, Administrata Tatimore e Kosovës është përqendruar në ngritjen e performancës së saj në përmbushjen e objektivave të planifikuara dhe të menaxhuara me përgjegjësi. Disa nga objektivat kryesore që kanë dhënë efekt janë: përmirësimi i efikasitetit: ATK ka arritur të rrisë efikasitetin e punës së saj në proceset e mbledhjes së të hyrave, duke zvogëluar kohën e pritjes për tatimpaguesve dhe duke lehtësuar procedurat e tyre”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

 

Back to top button