Kaloni te përmbajtja kryesore

Presidenti i SHBA-së hidhëron Turqinë

Tramp miratoi armatimin e kryengritësve kurdë në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, miratoi furnizimin me armatim të Njësisë për Mbrojtjen e Popullit Kurd, organizatë kjo e cila po lufton kundër pjesëtarëve të Shtetit Islamik në Siri, ka njoftuar një zyrtar amerikan.

Ky zyrtar amerikan i tha gazetës Nju Jork Tajms se presidenti ka miratuar furnizimin me armë të njësive kurde, shtoi se vendimi do të hyj në fuqi menjëherë, por qartësoi se ende nuk është përcaktuar afati kohor se kur do të dërgohen armët në Siri.

Ndaj këtij vendimi të Trampit sot reagoi Turqia, e cila furnizimin e kryengritësve kurdë në Siri e cilësoi si vendim të papranueshëm.

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Nuredin Kanikli, tha se ky vendim i Uashingtonit është i papranueshëm, ngase sipas tij, ky vendim nuk do ti sjell dobi askujt.

Uashingtoni e konsideron Njësinë për Mbrojtjen e Popullit Kurd si aleatin më të mirë në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri, ndërsa Turqia këtë organizatë e cilëson si organizatë terroriste./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button