Presidenti Thaçi ndan dekoratë për Zyrën e Bankës Botërore

Njëzetvjetorin i Bankës Botërore në Kosovë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në njëzetvjetorin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë dhe dhjetëvjetorin e anëtarësimit të Kosovës në Bankën Botërore, Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave.

Kjo dekoratë i është dorëzuar Drejtoreshës Regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

“Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe të gjitha projektet e financuara nga Banka Botërore kanë dhënë rezultate shumë të mira në ekonominë dhe shoqërinë tonë. Ato kanë ndikuar në stabilitetin financiar dhe në rritjen ekonomike të Republikës së Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Medalja Presidenciale e Meritave i është dhënë Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë për kontributin e saj në zhvillimin ekonomik./21Media

Back to top button