Presidenti Thaçi porosit për solidaritet e dashuri në vitin 2020

Urimi i Presidentit Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e natës së ndërrimit të motmoteve ka uruar qytetarët e Kosovës.

Thaçi ka porositur për më shumë solidaritet konsideratë për njëri tjetrin pa dallim etnie, religjioni dhe statusi social.

Ai ka bërë edhe një përmbledhje të ngjarjeve që karakterizuan vitin 2020, “Qytetarët e Kosovës sot jetojnë me mirë se sa kurdoherë më parë”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka lavdëruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve, po ashtu ka falënderuar bashkësinë ndërkombëtare për mbështetje. Por,  sfidë dhe pengesë të padrejtë e ka quajtur mos-liberalizmin e vizave. “Është një vonesë e pajustifikueshme e Bashkimit Evropain.”, ka deklaruar Thaçi.

Ai për fund ka porositur për dashuri dhe lumturi familjare. “Uroj që viti 2020 të jetë i mbarë për ju, familjet tuaja dhe Republikën e Kosovës. Urime dhe gëzuar viti 2020”, ka uruar Presidenti Hashim Thaçi./21Media

Back to top button