Presidenti tregon se cili është vendimi më i qëlluar për Mitrovicën

A e mbështet Thaçi iniciativen e Bahtirit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me iniciativën për bashkimin e Mitrovicës, tha se kemi një situatë ligjore e dalur nga dokumenti i presidentit Martin Ahtisaari, por ai shtoi se kemi edhe realitetin e mosfunksionimit të qytetit në jug dhe veri që nuk është treguar si një ide e qëlluar. “Ka qenë një kompromis për të lëvizur në atë kohë drejt pranimit të dokumentit të presidentit”, u shpreh Thaçi.

I pari i vendit tha se gjithmonë është për një afrim dhe ndërtim të urave në afërimin e njerëzve, shkruan rtv21.tv.

Thaçi tregoi se cili është vendimi më i qëlluar.

“Vendimi më i qëlluar është funksionimi i qytetit të Mitrovicës si një i vetëm”, u shpreh presidenti në një prononcim për medie, pasi drekoi me ushtarët e Kosovës.

Ndërkohë, sot ka filluar nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës. Një ndër të parët që e ka nënshkruar ka qenë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri./21Media

Back to top button