Presidenti ukrainas kërkon sisteme të armëve antiraketë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi nuk ka një sasi të mjaftueshme të sistemeve moderne të armëve anti-raketë dhe zvarritja në marrjen e tyre nuk mund të justifikohet.

Në një fjalim të martën, Zelensky iu lut partnerëve të Ukrainës që të sigurojnë armë moderne kundër raketave dhe tha se këtë javë do të ketë shumë bisedime të rëndësishme jo vetëm me politikanët evropianë, të cilët janë në gjendje t’i ofrojnë Ukrainës një sistem modern anti-raketë.

“Edhe pse ka gjithnjë e më pak raketa moderne në Rusi çdo ditë që kalon, nevoja e Ukrainës për sisteme të tilla mbetet. Sepse Rusia ka ende mjaft lloje raketash sovjetike, të cilat janë edhe më të rrezikshme. Ato janë shumë herë më pak të sakta, dhe për këtë arsye shumë herë më kërcënuese për objektet civile dhe ndërtesat e zakonshme të banimit”, tha Zelensky./21Media

Back to top button