Presidentja e Hungarisë nesër vjen në Kosovë

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, të martën do ta vizitojë Kosovën. Ajo u ftua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20.
Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani do të zhvillojë takim me Presidenten Novák, ndërsa më pas do të mbajnë konferencë për media./21Media

Back to top button