Unitedit iu ofruan 15 lojtarë në javën e fundit të afatit kalimtar

Manchester United thuhet se iu ofrua mundësia për të nënshkruar me më shumë se 15 lojtarë vetëm në javën e fundit  të afatit kalimtar.
Pasi marrëveshjet për Adrien Rabiot dhe Marko Arnautovic dështuan në javën e dytë të gushtit, vera po rezultonte të ishte katastrofë për “Djajtë e Kuq”.
Disa klube kërkuan të përfitonin nga dëshpërimi në rritje i Man United duke ofruar yjet e tyre të padëshiruar.
Sipas Fabrizio Romanos, Man Unitedit iu ofruan më shumë se 15 lojtarë gjatë shtatë ditëve të fundit të afatit kalimtar.
Klubi kishte prioritet një mesfushor pasi nuk arriti te Rabiot dhe Frenkie de Jong dhe thuhet se kishte biseduar te PSG për Leonardo Paredesin.

Back to top button