Presidentja e Komisionit Evropian javën e ardhshme në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Të hënën ajo do të udhëtojë për në Kosovë, ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti./21Media

Back to top button