Presidentja e Komisionit Evropian pranon vonesat për vaksina

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pranuar se BE-ja është vonuar lidhur me shpërndarjen e vaksinave antiCovid-19.

Ajo gjithashtu pranoi që BE-ja kishte qenë tepër e sigurt në lidhje me synimet e prodhimit që u përmbushën midis vonesave në fabrika.

Von der Leyen është kritikuar për përhapjen e ngadaltë të vaksinave në BE, transmeton rtv21.tv.

Por ajo ishte e prerë se porositja e vaksinave kolektive në emër të vendeve anëtare ishte “gjëja e duhur për të bërë”.

Shpërndarja e vaksinave është goditur edhe nga prodhuesit e vaksinave, të cilët kanë përmendur kapacitetet dhe furnizimet, si arsye për vonesa.

Kompanitë Pfizer dhe AstraZeneca janë vetëm dy prej kompanive që kanë thënë se nuk do të mund të arrijnë pritshmëritë për prodhim të vaksinave, për shkak të disa ndryshimeve që duhet bërë nëpër fabrikat e tyre, me qëllim të rritjes së kapacitetit të prodhimit në të ardhmen

Von der Leyen ka folur me një numër gazetash ditët e fundit, por ky ishte pranimi i saj i parë publik i kritikave./21Media

Back to top button