Presidentja e Parlamentit Evropian do të vizitojë Ukrainën
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola do të udhëtojë në Ukrainë.
”Rrugës për në Kiev”, ka shkruar Roberta Metsola në një postim në ”Twitter”.
Detajet e udhëtimit të Metsola dhe me kë do të takohet nuk janë zbuluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Presidentja kishte theksuar se është e rëndësishme që Parlamenti Evropian të mbështeste aspiratën e Ukrainës për të qenë një vend kandidat për pranim./21Media