Kaloni te përmbajtja kryesore

“Presidentja në sinkron me Kurtin?”

Presidentes, Vjosa Osmani, i kanë mbetur edhe dy ditë kohë për të vendosur nëse do t’ia jap mandatin një kandidati tjetër për formimin e Qeverisë. Apo bazuar në afate kushtetutese të fillojë procedurat për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamantare të cilat duhet të mbahen brenda 40 dite. Pas një takimi me liderët të premten e kaluar, predsidentja tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka kërkuar afat shtesë. Gjatë ditës nga zyra e presidentes nuk ka kthyer përgjigje se kur është planifikuar një takim Osmani-Kurti.  Përgjigje nuk kanë kthyer as nga LVV-ja nëse këto ditë janë duke bërë përpjekje për gjetjen e numrave të nevojshëm. Por deputeti i PDK-së, Jakup Nura, i ka cilësuar taktizime të qëllimshme të Osmanit dhe Kurtit për zvarritje të procesit. Sipas tij presidentja është në sinkron me Kurtin.

‘’Kjo është në përpjekjet e partisë fituese në zgjedhjet e shkurtit, thuajse që nga shpallja e rezulteteve ajo është e pakënaqur  me rezultatin të cilin e ka marrë dhe tendenca e saj vazhdimisht ka qenë shtyerja deri në momentin kur ata e shohin që është momenti i duhur për të shkuar në zgjedhje. Zëmërgjerësia e kryetares së shtetit, Vjosa Omsani, mendoj se është një sinkron i tyre i cili dëshmon se edhe në të ardhmen do të jenë afër njëri tjetrit”, tha Nura për rtv21

Ndërkohë, deputeti i LDK-së Krenar Xhaferi, ka adresuar kritika ndaj kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për mungesë të përpjekjeve seriozre për krijimin e një shumice parlamentare për formimin e Qeverisë.

‘’Që nga fillimi zoti Kurti ka pas një strategji, pra zvarritjen dhe kalkulime politike. Asnjë përpjekje serioze, as për konstituimin e Kuvendit apo krijimin e shumicës qeverisëse. Në vend që të tregojë përgjegjësi ai ka zgjehdur që të mbajë vendin të ambicieve të veta përsonale. Po të kishte vullnet real politik për krijimin e shumicës institucionale kjo situatë nuk do të zgjaste për muaj të tërë.”, Xhaferi

Deputetët e partive ish-opozitare thanë se vendi është më afër zgjedhjeve të jashtëzkonshme sesa mundësisë për krijimin e një shumice për formimin e Qeverisë.

‘’Është më të ardhur keq pasi që partitë e ish-opozitës nuk mund ta krijojnë një Qeveri, ndoshta jo me një shumicë të theksuar, por Qeverinë mendoj se do ta kishin krijuar, por për shkak të neglizhencës apo të mos unitetit të një partie ish-opozitare ne sot duhet t’i matletojmë qytetarët me zgjedhje të një pas njëshme. Fatkeqësisht Kosova do të shkojë në zgjedhje”, tha Nura.

‘’Sot vendi ka nevojë për zgjedhje të reja. Pra, as për justifikime apo arsyetime politik. Pa aftësia e Albin Kurtit për të ndërtuar shumicën, ndonëse ka 48 deputetë është dëshmi e qartë e një dështimi të tij politik. Një qasje destruktive që po e dëmton jo vetëm politikën, por edhe vet shtetin tonë”, tha Xhaferi.

Por, përkundër të vullnetit të partive parlamentare që vendi të shkojë në zgjedhje, presidentja zotohet se në bazë të detyrimit të saj kushtetues do të bëjë cmos që t’i shmang zgjedhjet.

‘’Partitë politike i kanë qëndrimet e tyre, por detyrimi i presidentes është tjetër që të bëjë cmos që të evitohen zgjedhjet”., tha Osmani.

Ndërkohë, politologu Albinot Maloku, duke analizuar situatën aktuale politike pasi kryetari i LVV-së, Albi Kurti i ka kërkuar presidentes Osmani afat shtesë për të tentuar që të krijojë një shumicë parlamentare për formimin e Qeverisë, tha se kjo është një taktizim nga ana e Kurtit dhe e presidentes Osmani për përfitime politike.

‘’Është e vërtetë se presidentja e ka në diskrecion të vendos për mandatarin e dytë, mirëpo në situatën aktuale është në vazhden e praktikës që ka qenë se presidentja e vendit nuk ka qenë në shërbim maksimalisht të vendosje së rendit kushtetues të stabilitetit politik sesa që ka qenë në shërbim të kalkulimit të saj për mundësinë e kufizimit në të ardhmën përmes një vote sa i përket vullnetit të saj për të qenë shefe e shtetit. Kjo është jashtëzakonsht jo e shëndetshme sidomos për pozitën e presidentit i cili duhet të jetë unifikues”, u shpreh Maloku.

Afati kushtetues i presidentes për të diskutuar me subjektet politik për gjetjen e një shumice për formimin e Qeverisë së re skadon më 5 nëntor./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button