Presidentja Osmani dhe ish-Presidenti Sejdiu marrin pjesë në varrimin e Ahtisaarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ish-Presidentin Fatmir Sejdiu, kanë udhëtuar për në Finlandë për të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e presidencës.

“Me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari” thuhet ndër të tjera në njoftim.

Funerali i presidentit Ahtisaarit do të mbahet më 10 nëntor.

Ahtisaari vdiq  më 16 tetor në moshën 86 vjeçare . Ai ishte ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës /21Media

Back to top button