Presidentja Osmani gjatë fjalimit vjetor kujton Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin

Presidentja e Republikës së Kosovës iu drejtua sot deputetëve të Kuvendit në fjalimin e saj vjetor.
Ajo fillimisht përmendi ata që kontribuuan në lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit, veçanërisht presidentin historik Ibrahim Rugovën.
“Ta kujtojmë edhe sot udhërrëfyesin tonë, Atin Themeltar të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova i cili e udhëhoqi Kosovës bazuar në postulatin, liri pavarësi , demokraci drejt krijimit të aleancave të fuqishme të cila fuqishme të cilat edhe sot e kësaj dite janë të rëndësishme e të domosdoshme për vendin tonë.” , tha Osmani.
Ajo përmendi edhe kontributin e heroit Adem Jashari.
“Ta kujtojmë simbolin e rezistencës së armatosur, Komandanitn Legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë ata bij e bija të cilët u rreshtuan përkrah tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke dhënë kështu më të shtrenjtën e tyre, jetën e tyre në mënyre që të agojë dita e lirisë.”, tha ajo.
Presidentja Osmani kujtoi edhe të zhdukurit në luftë, fëmijët e vrarë në luftë e gratë e dhunuara.
“Vëmendja ndaj tyre nuk është asnjëherë ë mjaftueshme”, tha ajo./21Media\

Back to top button