Osmani thotë se koha e tregëtarëve të kufijve ka perënduar

Lajm i përditësuar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se ideja e ndryshimit të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë.
Osmani në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës tha ka se politika e jashtme e Kosovës është në funksion të potë të prosperitetit të rajonit e më tej.
“Kosova nuk ka politikë të jashtme po thonë ca zëra. Natyrisht që ka. Në fakt, më në fund Kosova ka politikë jashtme. Por po ju tregoj çfarë nuk ka Kosova tani. Nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka pagesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda puro individuale, nuk ka intervista të paguara për të promovuar liderë të caktuar, nuk ka flirtime me Serbinë dhe Rusinë me qëllim të interesave individuale, nuk ka udhëheqës që e krahasojnë Kosovën me Nagorno-Karabkhun e Krimenë. Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë. Sfidat janë të panumërta në politikën e jashtme, sepse gabimet kanë qenë të mëdha në të kaluarën. Së bashku po ndërtojmë një Kosovë partnere me komunitetin ndërkombëtar”, deklaroi Osmani.

10:30-Osmani: Vuçiq e di mirë se prezenca e ushtrisë serbe në Kosovë mori fund më 12 qershor 1999
Presidentja e Republikës së Kosovës në fjalimin e saj vjetor iu kundërpërgjigj edhe deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për sjelljen e trupave të ushtrisë serbe në Kosovë.
Ajo tha se një gjë e tillë ka marrë fund me 12 qershor 1999.
“Jemi të gjithë dëshmitarë të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës. Ky kërcënim me përmasa agresioni së fundi është shpërfaqur nëpërmjet idesë hegjemoniste të vendosjes së trupave ushtarake të Serbisë në Kosovë. Por, Serbia dhe udhëheqësi i saj Vuçiq e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës mori fund njëherë e përgjithmonë më 12 qershor 1999. Në 1999, kur trupat e NATO-s thyen boshtin kurrizor të idesë hegjemoniste te Serbisë për një Kosovë pa shqiptarë ku shfarosja ishte qëllimi gjenocidal i tyre, deklaroi Osmani.
Osmani falënderoi  në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, Policinë e Kosovës të cilët sipas saj pavarësisht sfidave po kujdesen për jetën e të gjithë qytetarëve, si dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të sigurisë dhe inteligjencës për punën e tyre në mbrojtje të interesave të vendit.

“Puna e institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veriun e vendit është edhe përpjekje për mbrojtjen e serbëve lokalë nga strukturat ilegale të organizuara në banda kriminale dhe të cilat kanë për synim presionin, frikësimin dhe kërcënimin e tyre. Kosova është një dhe e tërë, atdhe i të gjithëve, pra edhe i qytetarëve të komunitetit serb, siç është dhe i të gjitha komuniteteve të tjera, ndaj e kemi obligim kushtetues të kujdesemi për ta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim të Kosovës”, theksoi Osmani./21Media

10: 20- Osmani: Veriu vazhdon të jetë sfidë, por ne jemi të vendosur kundër bandave kriminale
Veriu i Kosovës vazhdon të jetë sfidë për shkak të pretendimeve territoriale që Serbia ka ndaj Kosovës. Kështu tha në fjalimin e saj vjetor Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani
Ajo shtoi se këto pretendime Serbia i shpreh përmes financimit të strukturave ilegale kriminale.
“Por ne jemi të vendosur si asnjëherë më parë që të krijojmë siguri e sundim të ligjit në çdo cep të territorit tonë.
Bandat kriminale nuk do të mund të mbisundojnë dëshirën e qytetarëve tanë edhe atyre në veri për të jetuar të lirë në atdheun e tyre në Kosovë.”, tha Osmani.
Ajo i dërgoi mesazh bandave kriminale se do të përballen me drejtësi dhe nga kjo nuk do të hiqet dorë.

10:15-Presidentja Osmani gjatë fjalimit vjetor kujton Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin
Presidentja e Republikës së Kosovës iu drejtua sot deputetëve të Kuvendit në fjalimin e saj vjetor.
Ajo fillimisht përmendi ata që kontribuuan në lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit, veçanërisht presidentin historik Ibrahim Rugovën.
“Ta kujtojmë edhe sot udhërrëfyesin tonë, Atin Themeltar të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova i cili e udhëhoqi Kosovës bazuar në postulatin, liri pavarësi , demokraci drejt krijimit të aleancave të fuqishme të cila fuqishme të cilat edhe sot e kësaj dite janë të rëndësishme e të domosdoshme për vendin tonë.” , tha Osmani.
Ajo përmendi edhe kontributin e heroit Adem Jashari.
“Ta kujtojmë simbolin e rezistencës së armatosur, Komandanitn Legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë ata bij e bija të cilët u rreshtuan përkrah tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke dhënë kështu më të shtrenjtën e tyre, jetën e tyre në mënyre që të agojë dita e lirisë.”, tha ajo.
Presidentja Osmani kujtoi edhe të zhdukurit në luftë, fëmijët e vrarë në luftë e gratë e dhunuara.
“Vëmendja ndaj tyre nuk është asnjëherë ë mjaftueshme”, tha ajo.

07:43- Presidentja sot i drejtohet Kuvendit të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të flas sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Seanca ku do të flas e para e shtetit të Kosovës do të nis nga ora 9:30.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i vendit obligohet që së paku njëherë në vit t’i drejtohet Kuvendit./21Media

Back to top button